Shteti Islamik ndez sërish sinjalet e alarmit te autoritetet ruse në prag të Kupës së Botës që do të nisë pas pak më shumë se një muaji. Organizata terroriste Islamike ka dhënë sërish një mesazh fotografik makabër kundër ngjarjes më të madhe futbollistike në botë. Në foton e publikuar nga IS shihet një thikë e gjakosur e ngulur në logon e Kupës së Botës e shoqëruar me mesazhin e shkruar: Vritini të gjithë
Nuk është hera e parë që IS jep mesazhe të tilla kërcënuese. në muajin prill kjo organizatë famëkeqe kërcënoi as më pak e as më shumë, por presidentin rus Vladimir Putin duke e akuzuar për mbështetje të regjimit të Bashar Al Assad në Siri. ‘Do të paguash për vrasjen e myslimanëve-ishte mesazhi i IS në drejtim të Putin. Ndërkohë. akoma më herët ishin neymar e Messi që u bënë shënjestër e mesazheve kërcënuese të IS
sfidanti.al