Buffon do t’i thotë lamtumirën futbollit me fanelën e Juventusit

Sfida e Juventusit me Veronën në 20 maj me shumë mundësi do të jetë e fundit e Xhanluixhi Bufon në futbollin e luajtur. Është e përditshmja ‘Corriere Dello Sport’ që e tregon këtë skenar ku Buffon duket se ka vendosur që të mos jetë në ndeshjen miqësore që kombëtarja Italiane do të luajë në 4 qershor ndaj Holandës.

Nuk është ky fundi ideal i karrierës për një futbollist si Buffon, i konsideruar si portieri italian më i mirë i të gjitha kohërave. 40 vjecari ka 200 ndeshje me Juventusin në kompeticionet italiane dhe në 80 prej tyre ai ka hyrë në fushën e lojës si kapiten. Në karrierën e tij Buffon ka përjetuar momente të trishuara por edhe me polemika.

Në 13 nëntor, Buffon nuk i përmbajti lotët pas ndeshjes që Italia luajti me Suedinë, me nordikët që i mohuan muindësinë të luajë Botërorin e 6 në karrierë që do të përbënte nje rekord absolut. Këtij momenti i shtohet edhe ai i fundit të sfidës mes Realit të Madridit dhe Juventusit kur Buffon u përfshi në polemika të forta për shkak të penalltisë së akorduar në favor të madrilenëve.

sfidanti.al