Champions League apo jo, Spaleti do të konfirmohet te Interi

Tashmë kualifikimi ose jo i Interit në Ligën e Kampioneve nuk ka më shumë rëndësi për Luçano Spaletin përsa i përket të ardhmes së tij te pankina e klubit zikaltër. Sipas të përditshmes italiane ”La Gazzeta Dello Sport’ drejtuesit e klubit milanez kanë vendosur ta mbajnë trajnerin toskan në skuadër duke shprehur besimin e tyre për vazhdimësinë e skuadrës së tyre.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, në ditët e ardhshme, Spaleti në ditët e ardhshme do të takohet me Drejtorin sportiv të Interit, Piero Auzilio për të folur për kontratën e re që do të skadojë në qershor të vitit 2021, madje me shumë mundësi, Spaleti do të firmosë rinovimin e tij përpara mbylljes së sezonit.

Pavarësisht problemeve të javëve të fundit e sidomos polemikave pas sfidës me Juventusin, drejtuesit e Interit e kanë vlerësuar me nota pozitive këtë sezon të Interit e sidomos punën e Spaletit  që ka ditur të rrisë cilësinë në këtë skuadër. për këtë mjafton të shohës faktin që sezonin e kaluar Interi nuk hyri as në zonën e Europa league, ndërsa në atë aktual ai do të luftojë deri në fund për të qenë në Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al