Futbollisti egjiptian Mohamed Salah është bërë lojtari më i dashur i tifozëve të Liverpulit. Ai i ka fituar zemrat e tifozëve në një kohë rekord dhe arsyeja është forma e tij fantastike në fushë. Tifozët e Liverpulit vazhdojnë që t’i gëzohen daljes së ekipit të tyre, mbas 11 vitesh, në finale të Champions-it. Me këtë rast, ata, madje, kanë bërë edhe një këngë kushtuar beniaminit të tyre, Salah:
“Mohamed Salahu është një dhuratë nga Allahu. Ai erdhi nga Roma në Liverpul. Ai gjithnjë shënon gola, sa është bërë i mërzitshëm! Ju lutemi, mos na e merrni Mohamedin”.
Sfidanti.ai