Murinjo veçon lojtarin më të mirë, “Fenomenin” që s’kish zot që e mbante!

Zhoze Murinjo është përfshirë në një projekt interesant që ka lidhje me ser Bobi Robsonin, më saktë, ai shfaqet si i ftuar në një dokumentar kushtuar këtij trajneri legjendar anglez. Murinjo ka pasur mundësi që të mësoi nga Bobi në Barcelonë dhe ai nuk e fsheh se Robsoni ka qenë babai futbollistik i tij, por, sidoqoftë, krahas lavdërimeve në adresë të Robsonit që ka vdekur më 2009, trajneri portugez gjen rastin që të bëjë një deklaratë interesante që ka lidhje me atë se cili është lojtari më i mirë, me të cilin ai (Murinjo) ka bashkëpunaur gjatë karrierës së tij që, në fakt, i takon kohës, kur ai ka marrë “leksione” nga Ser Bobi, duke aluduar për kohën e shkurtër, por të paharruar, që ai ka pasur rastin të bashkëpunonte me Luis Nazario de Lima Ronaldon të Barcelona.

“Ronaldo është Ronaldo më i mirë i të gjitha kohërave. Kurrë nuk kam parë një lojtar të ngjajshëm me të. Viti te Barcelona ka qenë viti më i mirë i Ronaldos në karrierën e tij. Unë kam punuar me shumë lojtarë, por ‘Fenomeni’ ka qenë më i miri”, vuri në dukje Murinjo.

Sfidanti.al