Ançeloti i lumtur për Joviçin: Një sulmues i vërtetë i zonës!

Kënaqi shumë njerëz, po aq sa kishte shqetësuar për gati dy vjet. Luka Joviç mund të ketë shpresë se po e ngre sërish në këmbë karrierën e tij pas një “ferri” të vërtetë që ka kaluar tek Reali.

Mediat spanjolle e lavdëruan futbollistin që për pak ditë mbush 24 vjeç, duke theksuar se ai u bë heroi i Madridit në vendet baske, në fitoren 2-0 ndaj Sociedadit. “Nga zero në hero, si ia doli Joviçi të kthente karrierën për mbarë”, theksoi “Marka”.

“Për mua, Joviçi është një sulmues i zoti, – tha trajneri Ançeloti, – një lojtar i fortë fizikisht, që lëviz mirë në zonë. Goli i Vinisiusit ishte asist klasik i Joviçit. Ai është një sulmues i zonës. Dua të përgëzoj për golin sepse është shumë e vështirë për një sulmues që luan pak dhe duhet të shfrytëzojë mundësitë e pakta që i jepen”.

Sfidanti.al