Futbollistët e tij, Xhud Belingham dhe Erling Haland, nuk u kursyen, ndërsa dihet se në Gjermani është shumë më e lehtë të japësh mendimin tënd sesa të themi në Shqipëri. Pas tyre, arbitrin Feliks Cvajer e sulmoi edhe trajneri i Dortmundit, Marko Roze. Edhe pse, një teknik është zakonisht më i përmbajtur sesa lojtarët e tij, as Roze nuk u kursye.
“Një turp që një ndeshje e tillë u përcaktua nga vendime të tilla, – tha trajneri i Dortmundit, Marko Roze, – ndeshja meritonte një gjyqtar tjetër. Gjithsesi, nuk dua të flas më shumë për këtë njeri të mirë, ne i kemi parë këto gjëra edhe më herët. Ndoshta zoti Cvajer mund të drejtojë edhe ndeshje të tjera të Borusias këtë sezon”.
Dortmundi kërkoi një penallti përpara sesa të akordohej 11-metërshi për Bajernin, por nuk iu dha as nga Cvajeri dhe as nga VAR-i, ndërsa arbitri u këshillua me teknologjinë duke vërshëllyer në favor të bavarezëve. Bajerni në fund fitoi 3-2 në “Signal Iduna Park”.
Sfidanti.al