Fitore në fushën e Bruklinit, NBA duhet të druhet nga Çikago

As mund të flitet se ky ekip ngjan me atë të viteve 90-të të shekullit të kaluar, por sidoqoftë po kalon një sezon të shkëlqyer. Çikago Bulls triumfoi në fushën e skuadrës më të fortë deri tani në Lindje, Bruklinit, duke hedhur kandidaturën për titull. Suksesi ishte 111-104 dhe më i miri për Bullsat ishte Zak Lavin që shënoi 31 pikë, pati 8 topa në tabela e 6 asistë. DeRozan shënoi 29 pikë, ndërsa Nikola Vuçeviç ndihmoi me 11 pikë. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Çikagos duke përballuar sfidën me yjet vendas si Kevin Durant (28 pikë, 10 topa në tabela), Olldrixh dhe Harden (14 pikë, 7 topa në tabela, 14 asistë). Bruklin vazhdon të kryesojë në Lindje me 16 fitore e 7 humbje, ndërsa Bullsat kanë 16 fitore e 8 humbje. Miluoki gjithashtu po afrohet, duke qenë i treti me 15 fitore e 9 humbje.

Sfidanti.al