Balliu del fitues ndaj Bares në duelin e shqiptarëve në La Liga!

Ishin titullarë, por nuk mund të triumfonin që të dy. Ivan Balliu dhe Keidi Bara ishin përballë në ligën spanjolle dhe mbrojtësi kuqezi ia doli të ishte fitues. Në një ndeshje tepër të vështirë, Rajo Vajekano mbajti ritmin e sezonit duke marrë tri pikët me fitoren 1-0 falë një autogoli të minutës së 54-ët nga Leandro Kabrera. Balliu ishte i dalluar në lojën e tij për vendasit, duke shtyrë edhe përpara në sulm, ndërsa Bare u mbajt në fushë për 61 minuta. Mesfushori kuqezi nuk pati shumë rast për të treguar veten, ndonëse ndihmoi manovrën e Espanjolit që bëri luajti më mirë pavarësisht humbjes. Vajekano nuk ka asnjë humbje në fushën e vet në La Liga këtë sezon dhe mban vendin e 6-të me 27 pikë, plot 4 pikë mbi Barcelonën. Zona Champions nuk është larg, ndonëse arritje e madhe për Rajon do të ishte një kualifikim në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al