La Liga ‘ngrin’ Messin: Nëse do që të largohet të paguajë klauzolën

Cështja e largimit të Messit nga Barcelona po kthehet në një serial thriller të vërtetë. Episodi më I fundit ka një personazh të ri, La Ligan që ndërhyri në cështjen e kontratës së dfutbollistit dhe klauzolës së famshme prej 700 milionë Euro duke deklaruar se argjentinasi duhet të paguajë klauzolën nëse dëshiron të largohet, një deklaratë kjo që i jep të drejtë Barcelonës dhe Bartomeut.

Në një komunikatë zyrtare La Liga sqaroi cështjen e klauzolës për të cilën në media spanjolle u fol se ishte e pavlefshme për sezonin 2019 /2020  dhe se pagesa e shifrës prej 700 milionë Eurosh nuk ishte e detyrueshme.

‘Në lidhje me disa interpretime(disa prej të cilave kontradiktore mes tyre) të publikuara në media për situatën kontraktuale të Lionel Andres Messit me Barcelonën, La Liga e sheh të arsyeshme të sqarojë: kontrata është aktualisht në fuqi dhe parashikon një klauzolë të zgjidhjes së saj që është e aplikueshme nëse Messi vendos të zgjidhë atë në mënyrë të njëanshme përpara kohe që është konform nenit 16 të Dekretit 1006/1985 të 26 qershorit që sistemon raportin special të punës së sportistëve profesionistë-lexohet në komunikatën e La Liga-konform normativave të aplikueshne dhe duke ndjekur procedurën përkatëse në këto raste, La Liga nuk do të miratojë largimin e futbollistit nëse më parë ai nuk paguan këtë klauzolë’.

Ndërkaq Messi e vuri në jetë kërcënimin e tij dhe nuk u paraqit në testet mjekësore të skuadrës dhe e gjithë kjo situatë e krijuar mund t’i kthehet si një boomerang yllit argjentinas.

Sfidanti.al