Italia, Mancini mund të gëzohet, lojtarët e tij të gjithë negativë nga Covid

Kombëtarja italiane mund të buzëqeshë. Sipas lajmëve që vijnë nga Coverciano testet që kreu skuadra dhei gjithë stafi teknik rezultuan negativë nga Covid 19. Të Kaltrit, të drejtuar nga Roberto Mancini do të impenjohet shumë shpejt në dy ndeshje të Nations League. E para është ajo me Bosnje Hercegovinën në 4 shtator në Artemio Franchi të Firenzes ndërsa sfida tjetër është në 7 shtator kundër Holandës në Amsterdam.

Ndërkaq në fushë u kryen edhe testet atletike përpara stërvitjes së vërtetë që u zhvillua pasditen e kësaj të diele. Ndërkaq është bërë një pasqyrim i situatës te skuadra italiane. Për Tonalin periudha e karantinës mbyllet në 2 shtator me futbollistin që është pozitiv, por që nuk është komunikuar zyrtarisht nga Brescia. Për mesfushorin që është drejt transferimit te Milani, është e vështirë që t’i jepet mundësia të luajë në këto dy ndeshje.

Ndërsa karantinimi i Jorginhos mbyllet në 31 gusht, dmth këtë të hënë. Nëse futbollisti I Chelseat do të jetë negative, do të ketë mundësi të bashkohet në kohë me skuadrën për ndeshjen me Holandën, përsa për ndeshjen me Bosnjen nuk do të zbresë në fushën e lojës.

Sfidanti.al