Ende përdoren shprehje të tilla nga futbollistët, e për rrjedhojë (apo interes) edhe nga media. Sesa mund të ndihet një klub si shtëpi në futbollin profesionist këtë e dimë nga mijëra raste (Toti e Maldini janë përjashtime), ndërsa Zllatan Ibrahimoviç dëshiron të na bindë (ndoshta padashur) për të kundërtën. Ai zbriti në aeroportin e Linates në Milano, ndërsa nxitonte për të firmosur kontratën me rrogën 7 milionë euro në sezon, dhe përpara sesa të largohej nga fotografët e kameramanët u shpreh: “Vij këtu ku ndihem si në shtëpinë time”. Nuk di nëse mund të ketë ndonjë futbollist që të mos e ndjejë veten si në shtëpi kur i japin këtë rrogë. Vetë Ibra është shembulli, sepse kur Milani i jepte 6 milionë në vit, ai nuk e ndjeu aspak klubi si shtëpi, por si ndonjë “shtëpi fëmijësh”.
Sfidanti.al