Kylian Mbappe dha një intervistë për faqen zyrtare të Paris Saint Germainit ku pranoi se në fillimin e sezonit, skuadra nuk i kishte rikarikuar mirë bateritë pas finales së Ligës së Kampioneve në muajin gusht.
‘Kthimi ishte i komplikuar, sidomos në aspektin fizik sepse luajtëm në finalen e Champios dhe nuk kishim kryer shumë përgatitje-tha Mbappe-shumë prej nesh rezultuan pozitivë me Covid dhe po kështu ishim edhe me kombëtaret respektibve. Duhet përshtatje’.
Përsa i përket lodhjes së akumuluar, Mbappe theksoi: ‘Për mendimin tim, kam ndjenjën sikur po luaj ndeshjen e 60 të sezonit dhe jo të nëntën-vijoi sulmuesi francez-zhvilluam një maratonë ndeshjesh. Në përgjithësi kur arrin në finalen e ligës së Kampioneve ke pushime, por ne arritëm në finale të kompeticionit dhe nuk kishim kohë të pushonim’.
Sfidanti.al