Kejn-Son, dyshja e re e sulmit që po trondit Premier Ligën!

Edhe një dyshe përpara tyre e ka pasur nën drejtim Zhoze Murinjo, dhe fjala është për atë Didie Drogba-Frenk Lampard. Në kohën e tyre, yjet e Çelsit kombinuan për të shënuar 29 gola. Po kaq, 29 herë, kanë kombinuar koreanojugori Son dhe anglezi Harri Kejn për Totenhemin që drejtohet sërish nga Murinjo. Ky është rekordi i përbashkët i Premier Ligës, të cilin kuptohet që Son dhe Kejn do ta thyejnë. Ndër ta, Kejn është në formë të jashtëzakonshme duke qenë i përfshirë në 13 gola deri tani këtë sezon, më shumë sesa çdo lojtar i ndonjë skuadre të Premier Ligës në kaq ndeshje të luajtura, që kur filloi kampionati në 1992. Kapiteni i Anglisë ka 5 gola dhe 8 asistë.

Sfidanti.al