“Gjeniu” Braida, Halandi dhe sjellja e Barcelonës si Juvja me Maradonën!

Punoi për shumë vite për një klub të madh si Milanin. Ariedo Braida nuk mund të thuhet se nuk e njeh futbollin, përkundrazi, por mbeti i zhgënjyer me Barcelonën. Pasi punoi disa kohë me klubin katalanas (apo u përpoq ta bënte), italiani u largua si i padëshiruar, ndërsa kërkon “hesap” për dy vjet kontratë që i mbeteshin. Gjithsesi, më shumë sesa këto çështje të gjykatave sportive, vlen sqarimi që bën Braida për tentativën e tij për të sjellë Erling Halandin në “Kamp Nou”. “E ndoqa Halandin dhe ia rekomandova, por më thanë se nuk ka profil për Barçën, – ishin fjalët e Braidës, – i thashë edhe për Barelën që sot është tek Interi dhe për Xaniolon e Romës, por nuk deshën”. Sjellja e drejtuesve katalanas me Halandin është si ajo e drejtuesve të Juventusit për Maradonën (jo e avokatit Anjeli), kurt thanë se “I ka vithet tepër poshtë për të qenë një lojtar për Juven!”

Sfidanti.al