Roma; Kumbulla, gëzime dhe dhimbje, një luftëtar që nuk dorëzohët kurrë.

Marash Kumbulla ishte njeriu që i dha fitoren Romës ndaj Young Boys në Europa League, por dhe që evitoi humbjen e verdhekuqve ndaj Milanit teksa shënoi golin e barazimit në 3-3. Qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare vijon me paraqitjet impresionuese të tij sa e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ i dedikoi një artikull të tërë të publikuar në versionin online të saj.

‘Si sot një vit më parë, Marash Kumbulla e kuptoi sa e komplikuar ishte Serie A-theksohet në artikullin e prestigjiozes italiane-ndërsa tani kuptoi se sa e komplikuar është kalimi nga njënqytet i vogël si Verona në një metropol si Roma edhe pse po e administron në mënyrën më të mirë të mundshme’

‘Kumbulla nuk dorëzohet kurrë edhe kur gabon si në rastin e golit të parë të Ibrahimovic dhe vazhdon të luajë me siguri duke i vendosur gjërat në vend me kalimin e minutave. Por Kumbulla rezulton se edhe jashtë fushe di të bëjë zgjedhjet e tij sic ishte ajo e shtëpisë së tij që është vetëm 5 minuta larg Trigorias; në moshën 20 vjecare, për të ka rëndësi vetëm futbolli dhe faktet janë nga ana e tij’

Dy gola në 5 ndeshje nuk është aspak keq për një mbrojtës  që po shfaqert edhe si një rrezik në zonat e skuadrave kundërshtare kur duhet. Për më tepër, tetori duket se është muaji i tij i preferuar. Përpara 1 viti bëri debutimin me kombëtaren shqiptare, ndërsa përpara disa javësh debutoi si titulla me kuqezinjte dhe 3 golat me Romën e Veronën janë shënuar të gjithë në këtë muaj.

Por tani Kumbulla nuk dëshiron të ndalet. Ai e di që të enjten kthehet Smalling kështu që ai, Mancini dhe Ibanez janë në garë për dy vende si titullar, por Kumbulla e di gjithashtu se anglezi nuk mund t’i luajë të gjitha sfidës. Për këtë arsye ai duhet që të vijojë në këtë rrugë, por duke korrigjuar hutimet në mbrojtje dhe në këtë pikë Smalling mund ta ndihmojë

‘Edhe pse në moshën 20 vjecare-theksohet më tej te La Gazzetta Dello Sport’- Kumbulla duket shumë i pjekur, sic e tregon autokritika që bëri pas sfidës me Milanin’.

‘Mund të përmirësohem në gjithcka dhe shumë-u shpreh Kumbulla-bëra një gabum që mund ta evitoja, por për fat e korrigjova gabimin duke shënuar gol’.

Një gol ky që e bën atë mes 4 mbrojtësve të lindur në vitin 2000 që kanë shënuar gol në 5 kampionatet më të rëndësishme evropianë në këtë sezon. Kushedi nëse një vit më para kur luante ndeshjet e para mes të mëdhenjve me Veronën, Kumbulla e imagjinonte se pas 12 muajsh do të ndodhte gjithë kjo.

Sfidanti.al