Kutinjo bën për vete Bajernin, Rumenige: Do vendosim kur të vijë momenti

Filipe Kutinjo deri tani ka lënë përshtypje shumë të mira te drejtuesit e Bajernit të Mynihut ku ai ka shkuar në formë huazimi nga Barcelona. Ai që e konfirmon këtë është Shefi Ekzekutiv I klubit bavarez, Karl Hajnz Rumenige në një intervistë për revistën gjermane ‘Kicker’.

‘Filipe është një futbollist me shumë cilësi-tha Rumenige-është shumë I dashur dhe është integruar mirë në skuadër, jemi të kënaqur që arritëm të m mbyllim këtë operacion’.

Por kur u pyet nëse Bajerni do të ushtrojë të drejtën e blejres përfundimtare të futbollistit brazilian, Rumenige preferoi që të mos japë shumë të dhëna në lidhje me këtë cështje duke deklaruar se Bajerni do të marrë një vendim për këtë kur të vijë momenti.

Sfidanti.al