Barcelona dhe Atletiko Madrid vendosën më në fund paqen mes tyre përsa I përket cështjes Antuan Grizman. Sipas ‘El Mundo’, klubi katalanas pranoi që të derdhë në arkat e Los Colchoneros 15 milionë Euro për të mbyllur përundimisht këtë histori duke evituar përballjen në Gjykatën Supreme.
Kjo do të thotë se kostoja e kartonit të Grizmanit shkon në 135 milionë Euro me francezin që bëhet në këtë mënyrë blerja më e kushtueshme në historinë e futbollit
Përpara francezit tani qëndrojnë vetëm Nejmar dhe Kilian Mbape për të cilët Paris Sën Zhermeni pagoi respektivisht 222 dhe 180 milionë Euro, ndërkohë që në listën e blerjeve më të shtrenjta janë edhe Zhoai Feliks e Kutinjo në vendin e katërt e të pestë me brazilianin të cilin Barcelona pagoi 120 milionë Euro për kartonin duke I shtuar bonuse të ndryshme. E njëjta histori është edhe për Dembele me 105 milionë dhe bonuse të paguara nga katalanasit në drejtim të Borusias së Dortmundit. Mes tyre qëndron Kristiano Ronaldo me 117 milionë Euro.
Sfidanti.al