Kurtua bëhet sërish ‘transparent’; sa gola të pësuar

Tibo Kurtua u kthye në portën e Realit të Madridit pas 18 ditësh duke përjetuar sërish makthet që kishte përpara se të zëvendësohej në pjesën e dytë në ndeshjen e 1 tetorit ndaj Klub Bryzhit. Këto makthe u panë pikërisht në ndeshjen e së shtunës ndaj Majorkës  teksa në gjuajtjen e parë të skuadrës vendase të Lago Xhunior, ai pësoi gol, një gol që qëndroi në fuqi deri në fundin e sfidës duke bërë që Reali I Madridit të pësojë humbjen e parë në kampionat.

Ai gol I pësuar në Majorka konfirmon akoma më shumë dinamikën jo pozitive të Kurtua në këtë sezon. Deri tani belgu ka pësuar 12 gola në 24 gjuajtje që janë bërë në drejtim të tij që do të thotë se ai ka pësuar 1 gol cdo 2 gjuajtje në ndeshjet zyrtare me Realin e Madridit në La Liga dhe Champions. Një statistikë që nuk favorizon aspak skuadrën e Los Blancos. Vetëm Sevija nuk mundi të gjuajë me Kurtuanë në portën e Realit.

Por vlen të theksohet edhe fakti që Kurtua ka bërë 8 pritje që shkojnë në 11 po të llogarisim edhe ndeshjet e Ligës së Kampioneve me një mesatare 1.14 pritje për ndeshje, ndërkohë që për 202 minuta e ka mbajtur portën të paprekur. Melero në Real Madrid-Levante ishte I fundit që shënoi në portën e Los Blancos me  Kurtua që ishte mes shtyllave, kjo deri në shënimin e golit të Lago Xhunior.

Sfidanti.al