Tibaut Kurtua nuk duket se ka gjetur zgjidhje për problemin në syrin e majtë.
Portieri i Çeslit u paraqit në fitoren ndaj Evertonit me rezultat 5:0 me syrin e majtë të skuqur shumë.
Por, puna do të ketë shkuar edhe më keq, derisa qëndroi ne stol për miqësoren e Belgjikës me Holandën. Dhe, problemi mund ta mbajë atë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar, gjë që nuk perben një lajm të mirë për trajnerin Konte.