Fitohet si skuadër dhe humbet si skuadër. Është ky një koncept thuajse i shenjtë sidomos kur gjërat nuk shkojnë ashtu sic duhet. Në momentin kur e gjithë skuadra funksionon është e lehtë të flasësh për harmoni dhe të lëvdosh shokët e skuadrës. Por kur ndodhesh përpara startit më të dobët të sezonit në 30 vitet e fundit dhe kur je 12 pikë larg kryesuesit kur nuk janë zhvilluar as 1/3 e ndeshjeve, atëherë nuk është e lehtë të ruhet një koezion në dhomat e zhveshjes. Dhe në këtë këndvështrim, humbja e Barcelonës kundër Cadiz nuk bën gjë tjetër vecse shndërrohet në një detonator
Dhe ai që shpërthen është një prej senatorëve të skuadrës blaugrana, Sergio Busquets që ndryshe nga sa bënë shokët e tij të skuadrës pas humbjeve me Realin e Atleticon, u shfaq para gazetarëve, por fjalët e tij janë shumë të hidhura.
‘Pas golit të parë reaguam mirë, krijuam raste. Por te goli i dytë bëmë një tjetër gabim dhe gjërat u komplikuan-tha Busquets-besoj se gabimet individuale na kanë kushtuar shumë pikë. Kur kundërshtarët e nisin një ndeshje në avantazh, gjërat për në bëhen të vështira’.
sfidanti.al