Ibrahimovic i papërmbajtshëm, stërvitje në borë dhe provokim: Provoni të më ndalni

Milani tregoi se di të fitojë edhe pa të, por Ibrahimovic e ka me ngut që të kthehet në fushat e lojës. I detyruar që të mos luajë në transfertën ndaj Sampdorias ai postoi në rrjetet sociale një video të tij duke u stërvitur i vetëm në dëborë dhe e gjithë kjo u shoqërua nga një frazë tipike e sulmuesit suedez: ‘Provoni të më ndalni’.

Pasi kaloi Covid 19, Zlatan Ibrahimovic u detyrua të ndalej për shkak të një problemi muskular që iu shfaq në ndeshjen e 22 nëntorit me Napolin, por duke parë imazhet e tij, mund të kuptojmë se rikthimi i 39 vjecarit në fushat e lojës nuk është i largët

sfidanti.al