Mick Schumacher, kampion bote në Formula 1

Mick Schumacher ia doli mbanë të fitojë titullin kampion bote në Formula 2. në pistën e Sakhirit në Bahrein, pas një gare vërtet triller, piloti gjerman, djali i legjendës së formula 1, michael Schumacher arriti të regjistrojë këtë sukses të madh edhe pse e mbylli në vendin e 18 sprint race. Schumacher pati një problem me gomat pas një frenimi të fortë gjatë garës, por ai pati fatin se edhe rivali i tij, Illot, përjetoi krizën e tij gjatë garës duke mos marrë pikë pasi u rendit në vendin e 11 duke bërë që te skuadra Prema të nisë festa për titullin e Mick Schumacher.

Vitin e ardhshëm Mick do të debutojë në Formula 1 me skuadrën e Haas dhe vjen në këtë kampionat me titullin botëror në Formula 2, ndërkohë që vlen të kujtohet se në 2018 ai fitoi titullin evropian në Formula 3.

‘Jam me të vërtetë shumë i emocionuar-tha Schumacher-do të më duhen disa ditë për të kuptuar se jam shpallur kampion bote i kësaj kategorie. jam me të vërtetë krenar që jam me këtë skuadër me të cilën kam mësuar shumë dhe së cilës i detyrohem shumë’.

sfidanti.al