Barcelona, kurrë kaq keq në 33 vjet dhe me Messin më të dobët në histori

Një pozicion i 7 trishtë me 14 pikë në 10 ndeshje me një bilanc me 4 fitore e po kaq humbje dhe 2 barazime. për të partë një start të tillë kaq të shëmtuar të barcelonës në La Liga duhet të kthehemi pas në kohë në sezonin 1987-88, pra 33 vjet më parë. Një administrim i Koeman që do të konsiderohej një faliment total, po të mos ishte për Ligën e kampioneve ku Barcelona kryeson me pikë të plota në grupin e saj. Ditën e martë në Camp Nou skuadra katalanase do të presë Juventusin në një sfidë ku në lojë është vendi i parë në grup me bardhezinjtë që duhet të fitojnë me 3 gola diferencë për të fituar krejt grupin

Një mision që në këto kohë nuk duket një mision i pamundur për Zonjën e Vjetër kjo edhe për faktin se këtë radhë, ndryshe nga ajo e Allianz Stadium do të ketë një sfidë mes Messit dhe Ronaldos. Dhe meqë ra fjala te Messi, argjentinasi është ai që vihet në bankën e të akuzuarve. ‘El Mundo Deportivo’ bën një analizë të pamëshirshme për topat e humbura nga kapiteni në këtë fillim sezoni, duke vendosur rekord në ndeshjen ndaj Cadiz me 29 topa të humbur.

Problemi për Messin duket se ka të bëjë me rënien e statistikave në atë që është specialiteti i tij; driblimi. Për shumë persona është për shkak të moshës së tij, ndërsa për të tjerë është logjika e faktit se është një i vecuar në shtëpi, dikush që mezi po pret të lërë klubin, gjë që e kërkoi që fgjatë kësaj vere. Sido që të jetë, messi dhe barcelona kanë nevojë për njëri-tjetrin, të paktën deri në momentin që rrugët e tyre do të ndahen.

sfidanti.al