Shpërthimi i Bruno Fernandes te Manchester United është një realitet. mesfushori portugez u transferua në Old Trafford në merkaton e muajit janar kur Manchester United nuk po përjetonte momentin më të mirë të tij. Që nga ai cast, Bruno Fernandes u shndërrua në elementin më të mirë të skuadrës së drejtuar nga Solskjaer.
Kjo bëri që Manchester United të nisë punën për përgatitjen e një kontrate të re për Bruno Fernandes që do të shoqërohet me një rritje të pagës. Me kontratën aktuale, portugezi përfiton 100 mijë Paund në javë, ndërsa me kontratën e re, paga e tij do të dyfishohet dhe do të shkojë 200 mijë Paund në javë, ndërkohë që zgjatet edhe data e skadencës së saj, për në 30 qershor të 2025.
Në këtë moment, Fernandes ka të njëjtën pagë si Jesse Lingard dhe Dean Henderson, ndërsa De gea dhe Pogba janë shumë larg me një pagë 300 mijë Paund në javë. Bruno Fernandes në 37 ndeshje me Manchester United ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 14 assist dhe për këtë arsye vjen edhe ky shpërblim.
sfidanti.al