Dueli Mayweather-McGregor; amerikani zbulon një detaj

Floyd Mayweather zbulon se ai mund ta kishte hedhur Conor Mcgregor në Knockout në duelin e zhvilluar mes tyre në vitin 2017. Në atë përballje, 43 vjecari e fitoi sfidën me yllin e UFC në raundin e 10 me irlandezin që e nisi mirë sfidën përpara se të humbiste me knockout teknik.

Por ish kampioni i botës, theksoi se vendosi që të mbajë këtë ndeshje të rivalizuar në mënyrë që njerëzit të argëtoheshion në këtë duel luksoz  mes dy disiplinave të ndryshme të dyluftimit

‘E mora seriozisht atë duel, por desha që të argëtohesha dhe doja që të argëtoja edhe njerëzit-tha Floyd Mayweather për ‘Drink Champs’

Vlent të kujtohet se Mayweather përfitoi nga ky duel me Conor McGregor 275 milionë Dollarë, ndërsa irlandezi 85 milionë Dollarë.

sfidanti.al