Kovidi godet edhe Pep Guardiolën dhe Mançester Sitin

Deri tani kishte bërë “telef” Çelsin dhe Liverpulin, por edhe ekipe të tjerë si Totenhemin më parë. Duket se Omikroni nuk ka ndërmend të ndalet aq lehtë, ndërsa edhe trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, doli pozitiv me Kovid, po ashtu ndihmësi i tij, si dhe 7 lojtarë që janë të izoluar. Edhe pjesëtarë të tjerë të stafit teknik kanë dalë të infektuar, ndonëse Siti besohet se do ta luajë ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Suindonit të kategorisë së tretë të premten. Besohet se ekipin do ta drejtojë njëri nga ndihmësit e Pepit, Rodolfo Borrel.

Sfidanti.al