“Djali plangprishës” është kthyer në shtëpi, dhe në fakt kjo ishte e vetmja gjë që ai dëshironte. Romelu Lukaku e mori atë që donte pas shpërthimit në intervistën me “Skaj Italian” (Sky Italia), dhe trajneri Tomas Tuhel edhe pse e gjobiti dhe e përjashtoi një ndeshje, e aktivizoi titullar në ndeshjen e Çelsit ndaj Totenhemit në Kupën e Ligës, duke e lavdëruar jashtë mase më pas. “Jam absolutisht i lumtur me Romelun, – tha Tuheli, – më pëlqeu mënyra sesi luajti, i fortë dhe i përkushtuar, duke ndihmuar edhe në mbrojtje. Ai nuk u ndikua fare nga ajo që ndodhi”. Tifozët e pritën mirë dhe për Lukakun rëndësi ka që të aktivizohet dhe të luajë, kjo është gjëja e vetme që do.
Sfidanti.al