Irvingu i pavaksinuar kthehet në parket dhe i jep fitoren Bruklinit!

Në Nju Jork ai nuk mund të luajë, pasi të tilla janë rregullat në shtetin amerikan. Kajri Irving nuk është i vaksinuar dhe as nuk ka ndërmend që të vaksinohet, ndaj edhe Bruklin Netsi po e aktivizon për sfidat jashtë fushe. Ai ishte vete me Kovid, por u shërua dhe u kthye në parket duke ndihmuar ekipin të fitojë në fushën e Indianës. Irvingu luajti 32 minuta dhe shënoi 22 pikë duke bërë që Bruklini të kthehej nga -19 pikë për të fituar 129-121. Kevin Duranti ndihmoi me 39 pikë. “Ai duket si vetvetja dhe nuk është një habi”, – tha trajneri Stiv Nesh. “Ai nuk ishte aspak nervoz, por shumë i qetë”, – tha Duranti.

Sfidanti.al