Trajneri Julian Nagelsman ka qenë jo pak i shqetësuar, ndonëse skuadra e tij ka një epërsi të mirë në renditjen e Bundesligës. Ndeshja e së premtes kundër Gladbahut, vërtet që do të luhet në Mynih, por Bajerni do të ketë mjaft mungesa aq sa Nagelsmani u detyrua të marrë dhe dy 16-vjeçarë. Këta janë lojtari me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimoviç dhe Paul Vaner, që u morën të dy nga grumbullimi i Gjermanisë U17 në Spanjë. Bajerni ka mungesa të mëdha me Kovidin si Koman, Hernandez, Dejvis, Nojer, Nianzu, Riçards, Sane, Toliso dhe Upamekano. Po ashtu ka dëmtime dhe lojtarë që kanë shkuar në Kupën e Afrikës.
Bajerni: Ulraih, Pavar, Kimih, Zyle, Roka, Musiala, Gnabri, Zabicer, Myler, Tilman, Levandovski.
Sfidanti.al