Ultrasit e Interit për Murinjon: Ti do të mbetesh gjithnjë njëri prej nesh!

Në Milano mbërriti në autobusin e Romës, skuadrën që drejton tani dhe me të cilën do të luajë ndaj Milanit. Gjithsesi, Zhoze Murinjo është një njeri i rëndësishëm në kryeqendrën e Lombardisë, diçka që ia kujtuan tifozët e flaktë të Interit. Ultrasit e Tribunës së Veriut e takuan Murinjon përpara autobusit të Romës duke i dhënë një pllakatë mirënjohjeje për kontributin e tij në sezonin 2009-2010 kur Interi fitoi 3 trofetë e mëdhenj, Championsin, Serinë A dhe Kupën e Italisë. Murinjo drejtoi një skuadër shumë të fortë me lojtarë me personalitet që arriti të eleminonte Barcelonën në gjysmëfinale të Championsit dhe pastaj të fitonte finalen ndaj Bajernit. “Ti do të jesh gjithnjë njëri prej nesh”, – thonë ultrasit për portugezin.

Sfidanti.al