Konte: Humbja me Çelsin tregon se na duhet kohë të jemi të mëdhenj!

Ai është një nga trajnerët më ambiciozë në botë, dhe nuk do të donte kurrë të mos luftonte për trofe. Gjithsesi, Antonio Konte është një njeri, jo një magjistar, ndaj edhe e kupton se me Totenhemin që po drejton këtë sezon do të duhet të kënaqet me më pak, dhe do t’i duhet kohë për të arritur qëllimet e tij. Nëse me Çelsin fitoi titullin në sezonin e parë, ashtu si me Juventusin, ndërsa me Interin ia doli në të dytin, tek Totenhemi duket ndryshe. “Humbja me Çelsin në Kupë tregoi se do të na duhet kohë për të ndryshuar situatën, – tha italiani, – ne nuk kemi nevojë vetëm për t’u përforcuar, por për të krijuar një mentalitet fitues. Do të duhet të përgatitemi për çdo ndeshje që të luftojmë. Në Kupë, niveli ynë ra shumë dhe kjo duhet të ndryshojë”.

Sfidanti.al