Ndoshta edhe mund të largohet për tek Sasuolo, edhe pse asnjë akord nuk është arritur, por përsa kohë të jetë tek Empoli, Nedim Bajrami e ka të qartë se çfarë do të bëjë. Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi gol në barazimin 3-3 të skuadrës së tij në fushën e Lacios, në Serinë A, një rezultat shumë i mirë për të filluar vitin e ri 2022. Bajrami shënoi me penallti, ndërsa në fushë ishin edhe Ismajli për Empolin si dhe Strakosha e Hysaj për lacialët e trajnerit Mauricio Sarri. Miqtë ishin gjithë kohën në epërsi, me 2-0 dhe 3-2, por pikërisht në 93’ barazoi Milinkoviç-Saviç. Me këtë barazim Empoli është në vendin e 9-të në Serinë A me 28 pikë, ndërsa Bajrami ka shënuar 5 gola deri tani.
Sfidanti.al