Stiven Xherrardi është “komardare” për Kutinjon dhe për … Barcelonën!

Do ta marrë brazilianin tek Aston Vila, të paktën kështu duket. Ish-kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, nuk i ka harruar ditët kur luanin së bashku me Filip Kutinjon në “Anfild” dhe kur braziliani ishte një nga lojtarët më të mirë të botës. Më pas erdhi Barcelona dhe e mori me shumë bujë dhe për 150 milionë, por karriera e magjistarit u shkatërrua gjithnjë e më shumë. Tashmë duket se shpëtimi do të vijë nga e kaluara, nga ish-kapiteni i tij. Xherrardi beson se Kutinjo ka shumë për të dhënë në futboll, mjafton që të luajë në skuadrën e duhur, me trajnerin e duhur dhe besimin e duhur. Si teknik i Aston Vilës, Xherro beson tek braziliani, ndërsa kalimi i tij në Angli do të shpëtonte edhe Barcelonën që do të shpëtonte nga një rrogë tepër e lartë.

Sfidanti.al