Konkluzioni I Murinjos: VAR-i e mori në qafë Kroacinë!

Trajneri i Mançester Junajtjdit, Zhoze Muirinjo, nuk është dakord sesi Franca arriti që të kalojë në epërsi në min. e 38-të të ndeshjes finale të Kupës së Botës Rusi-2018 me Kroacinë që përfundoi 4-2 në favor të Francës. Sipas tij, vendimi i gjyqtarit argjentinas, Nestor Pirana, që tregoi pikën e 11-metërshit mbas prekjes më dorë nga ana e një futhollisti kroat, ishte mjaft i diskutueshëm.

Gjyqtari Pitana, në situatën e krijuar, kërkoi videorishikimin e rastit, duke qenë se futbollistët francezë kërkuan penallti, duke pretenduar se Ivan Persihiçi, mbas një goditjeje me kokë të Matuidit, e kishte goditur topin me dorë. Xhirimi i ngadalësuar tregoi se topi, me të vërtetë, ishte prekur me dorë nga lojtari kroat, kështu që gjyqtari argjentinas tregoi me dorë pikën e bardhë të 11-metërshit dhe Grizmani e kaloi Francën në avantazh 2-1. “Katër milionë kroatë dhe 23 lojtarët e përfaqësueses së saj janë shumë, shumë të zhgënjyer, pasi ekipi më i mirë në fushë kaloi në disavantazh 1-2, për shkak tënjë gabimi në aplikimin e sistemit VAR, më saktë, në interpretimin e gabuar të tij”, vuri në dukje Murinjo, duke shtuar se ai nuk po thotë, nëse kishte ose nuk kishte penllati, sepse secili ka mendimin e tij. “Puna është se koncepti i VAR-it duhet të shërbejë për rregullimin e gabimeve të gjyqtarit, por në rastin konkret ky nuk ishteky rast”, vuri në dukje Murinjo.

Sfidanti.al