Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriç, me plot të drejtë e meritë, u shpall lojtari më i mirë i kampionatit botëror të Rusisë. Të gjithëjanë dakord se juria përkatëse ka marrë vendimin e drejtë. Ai ka shënuar dy gola, ndërkohë që ka qenë lojtari kyç në ekipin kroat të drejtuar nga trajneri Zllatko Daliç. Por, megjithatë, pritet që ai t’i thotë lamtumirë përfaqësueses kroatë gjatë ditëve të ardhshme. Kjo ishte edhe pyetja kryesore që i bën atij sot gazetarët dhe së cilës a refuzoi që t’i përgjigjej drejtpërdrejt:
“Mos më kërkoni që t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje sot, sepse, fillimisht, unë duhet të mbledh veten, ta ftohkokën dhe, mëvonë, të vendos. Do të mundohem që të vendos brenda 10 ditësh, sepse më duhet njëfarë kohe që ta mbledh veten”, tha Modriçi. Ai tha se i vjen keq për humbjen, por se është krenar për suksesin e madh që arriti Kroacia, duke zënë vendin dytë në kampionatin btopëror të Rusisë.
Sfidanti.al