Kandreva ende i dëmtuar, ka dhimbje, por Konte shpreson për Barçën

Antonio Kandreva vazhdon të ndjejë dhimbje në shpinë, një problem që ai e shfaqi në ndeshjen e së premtes ndaj Romës pas 20 minutave të para të saj që ndikoi edhe në rendimentin e tij duke e detyruar Antonio Konten që ta zëvendësojë në përfundim të pjesës së parë. gjendja e tij duket se nuk u përmirësua në mëngjesin e kësaj të shtune kështu që futbollisti bëri vetëm stërvitje të vecuar.

në këtë pikë, dita e diel merr një rëndësi të vecantë pasi kalendari i Interit thotë se pas 3 ditësh është përballja me barcelonën, një ndeshje kjo vendimtare për ecurinë e zikaltërve në Ligën e Kampioneve. megjithatë duket se stafi mjekësor nuk është në nivelin e dëshpërimit përsa i përket gjendjes së Kandrevës dhe beson se ai do të jetë në gjendje që të luajë në këtë ‘finale’.

Edhe Antonio Konte shpreson që ta ketë atë në dispozicion dhe nëse kjo nuk do të ndodhë atëheërë ai do të jetë i detyruar që në sfidën me katalanasit ai të hedhë në fushën e lojës, D’ambrozion në krahun e djathtë, ndërkohë që në të majtin opsioni më i mundshëm është Lazaro.

sfidanti.al