Botërori i Klubeve nuk ka filluar dhe organizatorët po ndeshen me problemet e para. ‘Education City Stadium’ në Doha nuk do të mund të jetë në gjendje të presë finalen e madhe të këtij evenimenti, atë për vendin e tretë dhe të katërt dhe gjysmëfinalen e Liverpulit pasi nuk ka marrë ende certifikatat e duhura që parashikohen në protokollin e FIFA edhe pse ndërtimi i tij ka përfunduar dhe kështu që nuk është ende gati për të pritur ndeshje zyrtare deri në muajt e parë të 2020.
Kjo do të thotë se vendi për këto 3 ndeshje do të zhvendosen në një impiant tjetër pikërisht te Khalifa International Stadium që ka një kapacitet prej 48 mijë vendesh dhe që në muajin shtator pritin garat e Botërorit të Atletikës
sfidanti.al