Juvja ka fituar mbi 200 pikë më shumë se Interi e Milani në.. 8 vite

Juventusi është dominues absolut në Serinë A, por edhe në krahasim me ekipet e kampionateve kombëtare anekënd Evropës. Rrallë gjen ekip në Evropë, përfshi edhe në ligat më të forta të saj, që mund të mburret se ka fituar tetë tituj kampioni me radhë, kur ka një konkurrencë mjaft të madhe dhe paratë derdhën lumë!
“Zonja e vjetër”, aktualisht, është shumë më e fuqishme financiarisht sesa klubet milanezë (Milani, Inter), romanë (Roma, Lacio) e Napoli dhe një nga arsyet është stadiumi i vet që sjell para të mëdha. Sidoqoftë, paratë nuk janë e vetmja arsye për dominimin e Juventusit.
Juventusi gjatë tetë viteve të fundit ka realizuar një epërsi prej 118 pikësh ndaj Napolit, 153 pikësh – ndaj Romës, 225 pikësh ndaj Milanit dhe 236 pikësh ndaj Interit.
Gjatë kësaj periudhe, klubet milanezë kanë investuar rrreth 700 milionë dhe nuk kanë arritur të kualifikohen në Ligën e Kampioneve. Ndryshe nga këta dy klube, Juventusi ka harxhuar mëse një miliard euro, por nga shitjet ka fituar mbi 700 milionë euro që do të thotë se ky klub ka investuar rreth 300 milionë euro që të mbërrijë deri te statusi aktual.
Sfidanti.al