Juventus sfidon Realin e Madridit për Pol Pogba. Sipas Times, klubi bardhezi është gati që të derdhë në arkat e Mancester Junajtid 134 milionë /Euro për kartonin e mesfushorit francez, ndërkohë që Mancester Junajtid kërkon 150 milionë Euro. Me këtë ofertë, Juventus e kalon për momentin klubin merenges që i ofroi Djajve të Kuq, 80 milionë Euro dhe vlerën e kartonit të Toni Kros dhe Garet Bejl
Në të gjithë këtë histori, kampionët e Italisë kanë dy aleatë të fortë; vetë Pogba që po shtyn gjithnjë e më shumë për të kaluar në Torino dhe agjenti i tij Mino Raiola, që në të njëjtën kohë mbron edhe interesat e Matejs De Ligt
Por në këtë pikë problemi qëndron te Mancester Junajtid që është i vendosur për të mbajtur Pogbanë. Sipas Times, francezi është qëndra e projektit të trajnerit Solskjaer i cili e ka grumbulluar futbollistin në turneun parasezonal që Mancester Junajtid do të zhvillojë në Australi dhe në Lindje.
sfidanti.al