Grizman s’i bindet Atletikos; do paguaj 120 milionë, braktis grumbullimin

Antuan Grizman nuk ka ndërmend t’i bindet klubit dhe nuk do të jetë në grumbullimin e skuadrës. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, sulmuesi francez u ka bërë te ditur drejtuesve të ‘Los Colchoneros’ se do të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 120 milionë Euro dhe në këtë mënyrë ai fitoi kohë duke evituar sikletin e përballjes me shokët e skuadrës dhe trajnerin Simeone

Sigurisht që nuk do të jetë Grizman ai që do të paguajë klauzolën e kontratës së tij, por Barcelona, dicka që katalanasit duhet ta bëjnë javën e ardhshme për të evituar një luftë merkatoje me Atletikon që është irrituar jashtë mase me kampionët e Spanjës duke thirrur Grizmanin në grumbullim, me avokatin e lojtarit që konfirmoi mungesën në grumbullim për shkak të stresit emotiv.

Me pak fjalë, historia e dashurisë mes Grizman dhe Atletikos së Madridit mund të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. Me rregull, Barcelona ka kohë deri në fundin e muajit për të paguar klauzolën prej 120 milionë Eurosh, por duket se ajo pritet ta bëjë këtë brenda pak ditësh në mënyrë që të vendosë grizmanin në dispozicion të trajnerit Valverde në 14 korrik kur Barcelona do të nisë përgatitjet për sezonin e ri

sfidanti.al