Kili-Argjentine, edhe Vidal kundër arbitrit: Deshi të ishte më i rëndësishëm se ndeshja

Protagonizmi që fitoi arbitri paraguajan i ndeshjes, Vivar, mes Argjentinës dhe Kilit për vendin e tretë dhe të katërt të Copa Amerika, nuk është pëlqyer as nga vetë futbollistët e ‘La Rojas’. Kulmi arriti kur Vivar ndëshkoi me karton të kuq Geri Medel dhe Lionel Mesin duke bërë që në drejtim të tij të shpërthejnë kritikat në drejtim të tij.
Dhe një prej tyre ishte edhe mesfushori i përfaqësueses kiliane, Arturo Vidal i cili doli edhe në mbrojtje të Lionel Mesit me të cilin është shok skuadre te Barcelona.

‘Është e vështirë-tha Vidal-kur je brenda sheh që humbet spektakli, nuk të lë të luash. Ndeshja ndizet pa asnjë motiv. Dy goditje me gjoks nuk mund të jenë dy kartona të kuq. Shpresoj që të mos ndodhë më. Spektaklin në fushë e bëjmë ne futbollitët, jo arbitri. Arbitrimi ndikoi shumë, ndal shpesh ndeshjen dhe nuk të lë të luash. Arbitri donte të ishte më i rëndësishëm se spektakli dhe nuk duhet të jetë kështu’.

sfidanti.al