Barcelona, Juventusi dhe Reali i Madridit teksa janë në pritje për të mësuar sanksionet nga UEFA, vendosën të dalin me një komunikatë të përbashkët shtypi ku flitet për presione të papranueshme dhe kërcënime në drejtim të klubeve themeluese të Super League, por duke shprehut në të njëjtën kohë edhe disponibilitetin për të diskutuar.
Në komunikatën e tyre, Barcelona, Juventus e Reali theksojnë se këto kërcënime e presione janë të patolerueshme në aspektin e të drejtave dhe se drejtësia është prononcuar tashmë në favor të propozimit për Super League duke ndaluar FIFA dhe UEFA që të ndërmarrin cdo veprim që të pengojë nismën në cfarëdo lloj mënyre. Sipas këtyre klubeve, Super League është konceptuar për të ofruar zgjidhje për situatën aktuale që është e papërballueshm dhe duke respektuar strukturat aktuale dhe ekosistemin e futbollit. Në komunikatë theksohet se Super league do të nisë kur të njihet nga UEFA, FIFA apo kur ligji dhe rregullat ta konsiderojnë si një kompeticion të përputhshëm me qëndrimin e klubeve themeluese në ligat respktive kombëtare. Barcelona, Juventus e Real Madrid shtuan e Super League u krijua edhe për të sjellë stabilitet financiar te familja e futbollit që ka hyrë në një krizë të thellë që po kërcënon mbijetesën e shumë klubeve
Ekziston mundësia që këto 3 klube të përjashtohen nga kompeticionet e UEFA për 2 vjet dhe kështu ato mund t’I drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të nisur një betejë të gjatë ligjore
Sfidanti.al