Hamilton e fitoi “pole position”-in e 100-të, por vetëm me 36 të mijtat!

Pista e Katalunjës ishte një tjetër konfirmim sesa shumë janë afruar Mercedesi dhe Red Bulli, dhe sesa shumë rivalitet ka mes Ljuis Hamiltonit e Maks Verstapenit. Kjo ishte kuptuar gjatë tre garave të para të Botërorit të Formula 1 këtë vit, dhe u bë më e qartë pas provave të lira në Çmimin e Madh të Spanjës. Hamilton fitoi “pole position”-in e 100-të në karrierë (koha 1’16”741), një moment magjik për 7 herë kampionin e botës, veçse vetëm me 36 të mijtat kohë më të ulët sesa Verstapeni. Për ta bërë edhe më interesante garën e sotme, Valteri Botas me Mercedesin e dytë arriti kohën 1’16”873, vetëm 1 të dhjetën më shumë sesa dy të parët. Sharl Lëklerk ishte në vend të katërt për Ferrarin, por me gati 8 të dhjetat më shumë sesa Hamiltoni. Britaniku kryeson renditjen me 69 pikë, ndaj 61 të Verstapenit. Ai ka 100 fitore në provat zyrtare, ndërsa në vend të dytë është legjenda Mikael Shumaher me 68 e pastaj Airton Sena me 65. Një nivel i jashtëzakonshëm për 36-vjeçarin që e ka nisur karrierën në 2007, pra 14 vjet më parë.

Sfidanti.al