U desh një diskutim 360 gradë për të kuptuar se cilën anë mban FIFA dhe ku do të duhet të shkojë futbolli modern edhnë parashikimet për skenaret e ardhshme, sidomos pas tërmetit të shkaktuar nga Super League. Presidenti i qeverisë së futbollit botëror Gianni Infantino foli gjerë e gjatë në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS.
‘Jam president i FIFA dhe përgjegjësia ime është të mbrojë futbollin kudo-tha Infantino-kjo përfshim klubet, ligat dhe Federatat e te gjithë botës të vogla, të mesme apo të mëdha qofshin me nivele të ndryshme zhvillimi’
Përsa i përket cështjes së Super League, për të cilën një ditë më parë UEFA dha disa verdikte duke riintegruar 9 klubet që u tërhoqën e duke sulmuar Juven, Barcelonën e Realin e Madridit., Infantino tha se mbështet UEFA
‘E mbështesim UEFA në refuzimin e Super Leahgue-tha Infantino-Jemi kundër dhe do të kundërshtojmë cdo kompeticion që nuk bën pjesë në strukturën ndërkombëtare dhe kërcënon bashkimin e solidaritetin që duhet të jenë piramida e futbollit. Por detyra ime është edhe të ndërmjetësoj palët në mënyrë që të nisë një dialog I thell dhe kontstruktiv në kërkim të zgjidhjeve pozitive. Duhet t’I përballojmë bashkë problemet e futbollit’
Më pas Infantino foli për sanksionet e mundshme ndaj klubeve që e nisën këtë projekt. ‘Për sanksionet ka organe kompetente dhe të pavarur që do të analizojnë se cfarë mundet dhe duhet bërë, kështu që nuk është detyra ime të flas-tha Infantino-sigurisht, kjo nuk do të thotë se përjashtohet mundësia e ndëshkimit në nivel kombëtar, kontinental apo global. E kam thënë edhe njëherë; ose klubet të duan të jenë pjesë e strukturave të futbollit ose do të duhet të vuajnë pasojat’
Në mënyrë të vecantë, Infantino foli për Juventusin, Realin e Madridit e Barcelonën që vazhdojnë me projektin e Super League. ‘Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre klubeve të mëdha dhe emocionet që shkaktiojnë të miliona tifozët në vendet e tyre dhe në mbarë botën, por duhet të kujdesemi edhe për klubet që nuk janë kaq të mëdhenj, për ato liga e Federata që nuk janë në majë të piramidës-shtoi Infantino-duhet të garantojmë që futbollit të rritet dhe të luhet në të gjithë botën. UEFA do të vendosë për masën më të përshtatshme që do të ndërmarrë në kompeticionet e sak. Sigurisht duhet të jemi rigorozë dhe të gatshëm për të vepruar me vendosmëri, por pa humbur nga shikimi mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për probleme të përbashkëta’.
Sfidanti.al