Juventus-Barcelona; ‘luftë’ në rrjetet sociale për Messin e Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk ishte në fushë, kurse Messi po dhe përfitoi nga rasti për të shkruar emrin e tij në tabelën e shënuesve në fitoren e Barcelonës 2-0 ndaj Juventusit me këtë të fundit që mendon për ndeshjen e kthimit në Camp Nou kur do të ketë portugezin në radhët e saj.

Dualizmi mes Messit dhe Ronaldos është gjithnjë edhe kur në fushë mungon ndonjëri prej tyre dhe këtë e thotë historia dhe e mbajnë të gjallë rrjetet sociale, sidomos kur ata që ‘i fryjnë zjarrit’ me tone shakaje janë vetë klubet: ‘Kush është më i miri? Kush është G.O.A.T (më i miri i të gjitha kohërave) i vërtete?-ishte postimi i Barcelonës në Twitter në përfundim të ndeshjes dhe përgjigjja e Juventusit ishte e menjëhershme.

‘Do t’jua sjellim në Camp Nou-shruhej në postimin e Zonjës së Vjetër. Dhe menjëherë pas kësaj shpërthyen komentet e gjykimet për një pyetje që nuk do të gjejë kurrë një përgjigje.

Sfidanti.al