Juve, nga I shitshëm, në të paprekshëm, Dybala bisedime për rinovimin

Situata e Paulo Dybalës te Juventusit ka ndryshuar me shpejtësi të madhe. Argjentinasi nga një futbollist që kishte bërë valixhet gati për t’u larguar nga bardhezinjtë është shndërruar në një element të rëndësishëm për ta  dhe tani pas 6 muajsh palët kanë nisur bisedimet mes tyre për rinovimin e kontratës.

Aktualisht kjo kontratë e e Dybalës skadon në vitin 2022 dhe bisedimet janë për zgjatjen e saj edhe për 3 vjet të tjerë deri në 2025. Për më tepër, pritet që kjo kontratë e re të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së futbollistit. Është ky një lajm që publikohet nga e përditshmja torineze ‘Tuttosport’ që zbuloi edhe prapaskenat e kësaj tratativave që janë pikërisht rreth kësaj page.

Dybala kërkon 10 milionë Euro dhe klubi që kërkon ta mbajë argjentinasin me cdo kusht është gati të bisedojë për këtë cështje. Është folur edhe më parë e do të vazhdohet të flitet pasi në fund të fundit të dyja palët duan të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Sfidanti.al