Joakim Lëv nuk ia mbyll dyert Realit të Madridit: Është klub interesant për cdo trajner

E ardhmja e Joakim Lëv do të jetë në drejtimin e një klubi? Është kjo një hipotezë që nuk përjashtohet nga tekniku i përfaqësueses gjermane që ai vetë e pohoi në një intervistë për televizionin gjerman ZDF

‘Kam punuar më parë me klube dhe nuk kam ndërmend të lë rolin e trajnerit-tha Lëv-kam kaluar pjesën më të madhe të kohës si trajner i kombëtares dhe do të vijë momenti që të mendoj se cfarë do të bëj pas kësaj. Personalisht jam i interesuar të marr drejtimin e një skuadre, por jo në Gjermani’.

Në momentin e largimit të Zidan nga Reali i Madridit, emri i Lëv ishte një ndër më të lakuarit për ta zëvendësuar, por në fund Los Blancos zgjodhën lopetegin. kur u pyet në lidhje me këtë cëshje, trajneri i ‘Die Mannschaft’ nuk e përjashtoi si opsion skuadrën kampione në fuqi të Evropës.

‘Reali i Madridit është një klub interesant për cdo trajner-tha Lëv i cili ka një kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit deri në vitin 2020.

sfidanti.al