Barcelona, tjetër trinom i tmerrshëm sulmi? Mesi, Suarez e Dembele, 35 gola në 23 ndeshje

Duket se te Barcelona po merr formë një tjetër treshe sulmuese  shumë e fortë e përbërtë nga messi, Suarez e Dembele. në 23 ndeshhjet e  deritanishme, këta sulmues kanë arritur të gjejnë golin plot 35 herë dhe parashikimet janë që kjo shifër në fund të sezonit të shkojë në 90 gola. Sigurisht nuk është një shifër e niveklit të arritur nga e famshmja MSN(Messi Suarez nejmar), por gjithsesi është një lloj garancie për tituj.

Lideri i këtij trinomi është padyshim Lionel Messi që edhe pse nuk ka luajtur në 4 ndeshje, po ecën me ritme të larta përsa i përket shënimit të golave. Argjentinasi deri tani është në kuotën e 17 finalizimeve dhe nuk përjashtohet mundësia që të regjistrojë një tjetër sezon historik.

Luis Suarez që së fundmi ka pasur probleme me gjurin, është në kuotën e 10 golave. Ndaj Espanjolit uruguajani tregoi se është shumë i rëndësishëm i Barcelonës dhe një aleat i messit për të shkëlqyer në lojën e tij. Ndërsa për Dembele ende nuk mund të flitet me shumë siguri. Francezi është ende një e panjohur për Barcelonën dhe kjo në një farë mënyre edhe për karakterin e tij. gjithsesi, Dembele kur i është kërkuar ka lënë gjurmë të forta në nsfidat e kampionëve të Spanjës dhe deri tani ka 8 gola e 5 assist në bilancin e tij.

sfidanti.al