Javier Tebas prezanton planin për La Liga; fluturime charter, ndeshje cdo 72 orë

Ndeshje cdo 72 orë, fluturime charter për skuadrat që do të luajnë në transfertë, udhëtime që do të bëhen të gjitha ditën e ndeshjeve; këto janë disa nga pikat e planit të propozuar nga presidenti i La Ligës në Spanjë, Javier Tebas tek përfaqësuesit e klubeve të Primera dhe Segunda Division.

Plani duhet ende të miratohet nga autoritetet spanjolle dhe parashikon edhe marrjen përsipër të La Ligas të shpenzimeve të udhëtimit të skuadrave, pagesën e hoteleve ku do të akomodoheshin klubet përpara ndeshjeve.

Klubet në Spanjë tashmë kanë filluar stërvitjet individuale me klubet e tyre dhe javën e ardhshme do të kalojnë në fazën e dytë të protokollit me stërvitjet në grupe të vogla, ndërkohë që kampionati është parashikuar të rifillojë në 12 qershor

sfidanti.al